Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, nuk ka nisur asnjë hetim ndaj ish- kryeministri Sali Berisha, pavarësisht deklaratës së Escobar në Tiranë.

Në lidhje me këtë temë në një intervistë përmes “Skype” në MCN ishte sekretari për pushtetin vendor dhe decentralizimin, Roland Bejko. Sipas Bejkos, autoritetet duhet të ishin vënë në lëvizje dhe nëse nuk kanë materiale, do të jetë SHBA që do t’i vërë në lëvizje.

Në lidhje me ultimatumin drejtuar Bashës së duhet të lërë zyrën në 5 janar, Bejko u shpreh se PD duhet të veprojë në mënyrë demokratike dhe të presë një vendim të gjykatës pasi “ultimatume me zakone kreshnikësh, nuk janë zgjidhje”.

-Z. Bejko, fillimisht një koment tuajin, mbi faktin se SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për ish kryeministrin Sali Berisa. A duhet të ishin vënë në lëvizje institucionet, sipas jush?

-Duhet të ishin vënë në lëvizje institucionet në Shqipëri pasi është nënshkruar dhe nga zv. ndihmës amerikan Escobar tha se drejtësia duhet të kishte vepruar dhe nëse s’kanë material do të jetë SHBA që do të vërë në dispozicion për një kohë.

-Z. Bejko, vetëm pak ditë më parë ju keni marrë një detyrë të re, si Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin, në raport me atë çka kërkon partia demokratike, një hartën e re territoriale, kur do nisi puna dhe çfarë duhet të ndryshojë konkretisht?

-PD ka një nga sfidat e veta reformën territoriale. Në 2015 reforma nuk lehtësoi shërbimin e parë, pasi sot shqiptarët nuk marr në cilësinë e duhur ato shërbime. Pushteti lokal është i centralizuar, kryetarët e bashkive lëvizin sipas fijeve të interesit të Ramës. Ka dhe skandale të tilla siç është pastrimi që ka të bëjë me inceneratorët ku duket që është aferë megakorruptive.

Ajo që do të ndryshojë është rishikimi jo thjesht i hartës, por edhe për shërbimet si çështje të zhvillimit ekonomik. Për pasojë për mungesë të këtyre politikave kemi braktisje të periferive për shkak të kushteve dhe shërbimeve. Këto janë fenomene që duhet ndalur dhe reforma të jetë e fokusuar në këto politika.

-Z.Bejko, në mbledhjen e këshillit kombëtar u procedua me një votim në bllok. U thye përsëri sërish neni 44, pika 4 e statutit ku thuhet se “Këshilli Kombëtar drejtohet nga Kryetari i Këshillit, i cili zgjidhet në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Kombëtar, mes të paktën dy kandidaturave alternative. Dhe pika 6 e po këtij neni thotë se, këshilli kombëtar “vendos, me votim të fshehtë, për emërimin dhe shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm; Nënkryetarëve të Partisë; Anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë së PDSH-së; Sekretarëve funksionalë”. Çfarë mesazhi po jepni përmes këtij procesi?

-Votimi për shkarkimin e sekretarëve u krye në bllok, por pasi kërkova të bëhej me votim të fshehtë, por kur kemi të bëjmë me emra dhe funksione por duhet të jetë me votim të fshehtë. Basha prezantoi kandidaturat e veta dhe këshilli kombëtar me ¼ mund të bëj propozimet dhe Basha bëri prezantimet e veta dhe këshilli kombëtar votoi në bllok me ngritje dore, por shkarkimi u bë në bllok për shkak se braktisën kuvendin e datës 18 dhe morën pjesë në një kuvend ilegjitim. Ata u shkarkuan nga detyra por nuk humbën funksionin e tyre.

-Zoti Berisha dhe mbështetësit e tij I kanë vënë Lulzim Bashës një afat, 5 janarin për të lënë zyrën dhe për tu larguar nga selia. Si do t’i përgjigjen I këtyre ultimatumeve?

-Që nga dita që dëgjova për këtë ultimatum, fillova të lexoja romanin Kështjellat dhe këto situata qesharake ndodhin në parti ku ka mbaruar të funksionuari parimet bazë. Do të doja që PD duhet të ishte perëndimore dhe si e tillë do të funksiononte në mënyrë legale. Në këto kushte zgjidhja më e mirë do të duhet t priste vendimin e gjykatës dhe nëse pranoheshin dhe nëse jo do të quhej një aktivitet informal dhe sipas statutit bëhet nul. Duhet të pritej nga Berisha që të mos bënte ultimatume të tilla qesharake. Ne mendojmë që PD nuk ka luksin të ketë një njeri non grata në krye. Kështu që mendoj se rruga që ka ndjekur Berisha është e dëmshme dhe negocimi duhet të ishte arma e parë dhe më pas ti shkonte gjykatës dhe pasi të dështonte aty duhet të ndalonte këtë aktivitet.

-Zoti Bejko janë dy statute të dorëzuara në gjykatë nga të dyja palët dhe pritet një vendim. A ka fuqi gjykata, ligji, për ta sfumuar këtë betejë mes Bashës dhe Berishës që ka zbritur deri në bazë?

-Nëse gjykata do të jetë e pavarur do të marrë një vendim. Berisha e di që do të marrë një përgjigje negative. Nëse Berisha ka vendosur ta zgjidhë me gjak, nëse ndodh gj në 5 do të jetë turpi i Berishës. Do vijnë të na qëllojnë ne dhe demokratëve, ta zgjidhi në mënyrë legale. Me ultimatume dhe kode zakonore kreshnikësh nuk zgjidhen. Këtu jemi në demokraci.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re