Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 11 mars do të vizitojë Turqinë.

Sipas një deklarate nga NATO, Stoltenberg, do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Stoltenberg, do të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya dhe do të mbajë këtu një fjalim.

Në mesin e pjesëmarrësve në Forumin e Diplomacisë në Antalya do të jetë edhe kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi.

Grossi në një deklaratë në median sociale njoftoi se në Antalya do të realizojë bisedime për të garantuar urgjentisht sigurinë e objekteve bërthamore në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko