Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka zbuluar formulën me të cilën pritet të hyjë opozita në zgjedhjet e 25 prillit. Në studion e emisionit Zonë e Lirë ai tha se pas ndalimit të koalicioneve parazgjedhore partitë e opozitës do të firmosin një marrëveshje politike përpara zgjedhjeve.

Kaso tha se partitë e opozitës do të krijojnë një koalicion politik në kuptimin e tij. Sipas tij meqë mazhoranca e hoqi nga Kodi Zgjedhor hyrjen në zgjedhje me koalicione sipas traditës, opozita do të firmosë një koalicion që në bazë të rezultateve do t’i qëndrojë marrëveshjes edhe pas zgjedhjeve për formimin e qeverisë.

Mesa duket ideja është që edhe nëse PD dhe LSI do të dalin me lista të veçanta në zgjedhjet e 25 prillit ato pritet të angazhohen që pas zgjedhjeve të bashkëqeverisin për t’i hequr mundësinë Ramës që pas zgjedhjeve të joshë parti nga opozita.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re