Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat dhe Shoqërinë Civile në PS, Alfred Peza ka komentuar lëvizjen më të fundit të presidentit Ilir Meta pas vendimit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Peza thotë se konsultimi me partitë politike për datën e zgjedhjes, pas nxjerrjes së një dekreti për anulimin e tyre, është një veprim i pangjashëm me asnjë prej presidentëve të botës.

“I paparë ky Ilir Meta!

Të gjithë Presidentët e botës, konsultohen më përpara me partitë politike dhe më pas nxjerrin një Dekret.

Ndërsa ky i Republikës së Shqipërisë, firmos në fillimin për anullimin e zgjedhjeve dhe më mbrapa, nis konsultimet për datën e tyre”, thotë Peza.(Tema)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re