Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostrës, Sneska Quaedvlieg-Mihailovic i kërkoi drejtuesve të Bashkimit Europian të dënojnë shembjen e Teatrit.

“Faleminderit @donaldtuskEPP për kundërshtimin e prishjes brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe kujtesë se ruajtja e trashëgimisë kulturore bën pjesë në vlerat ??themelore në BE, krahas sundimit të ligjit dhe dialogut me shoqërinë civile. Një shembull për tu ndjekur nga liderët e tjerë të BE-së!”, shkruan ajo në një reagim të sajin në Twitter.

Më herët Presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk, dënoi ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar, si një veprim që shkon kundër vlerave europiane të sundimit të ligjit, transparencës dhe trashëgimisë kulturore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re