Nutricioniste Teneda Luli

Sistemi tretës luan një rol vendimtar në sistemin tonē imunitar, shëndetin mendor dhe metabolizmin. Cilat janë disa nga ushqimet e pasura me probiotikë dhe sa shpesh sugjeron ti konsumojme Ato?

Studimet sot po e vërtetojnë gjithnjë e më tepër sesi sistemi tretës është vërtetë truri ynë I dytë dhe sesi cdo shqetësim që kemi, qoftë ai I lidhur apo jo drejtëpërdrejtë me tretjen, e ka zanafillën pikërisht aty. Mikrobioma e zorrës përcakton mbrojtjen tonë imunitare, shëndetin mendor, metabolizmin tonë, balancën homonale, cilësine e gjumit, aftësinë për të përthithur lëndët ushqyese nga ushqimet që konsumohen dhe deri në përcaktimin e mendimeve tona dhe gjendjes emocionale. Cdo produkt I rritur ne natyrë, në gjendje të lirë dhe pa përdorime të pesticideve kimike përmban probiotik duke përfshirë këtu frutat dhe perimet e pagatuara por ushqimet që vecohen për përmbajtje të lartë janë produktet e fermentuara. Këtu përfshihen perimet e fermentuara në ujë me kripë në ambient anaerobik (si lakra turshi, domatja turshi, gogoxharet, kastraveci turshi etj), kosi dhe kefiri I qumështit, si dhe produkte të kulturave të huaja pak më të panjohura për ne sic është kimchi, kvass, kefiri I ujit etj.

Cilat janë  mënyrat e rivendosjes së mikrobiomës të zorrëve për të përmirësuar sistemin imunitar?

Hapi I parë është gjithnjë cilësia e dietës sonë dhe stili I jetesës. Abuzimet në ushqime të procesuara, duhanpirje, pagjumësia dhe stresi janë të gjitha zakone që dëmtojnë mikrobiomën tonë dhe varfërojnë bakteret e mira që na mundësojnë të kemi një shëndet të mirë.Një mënyrë tjetër është përfitimi I  prebiotikëve  të marra nga  ushqime të pasura me fibra si hudhra, qepa, bananja, molla, tërshëra etj. Këto fibra shërbejnë si ushqime për bakteret e mira gjithashtu.  Për një imunitet të lartë dieta duhet të përmbajë sa më shumë ushqime natyrale në bashkëveprim me  produkte të fermentuara.

A është thelbësore të kuptojmë pse janë  të rëndësishme bakteriet në trupin tonë?

Kur kuptojmë se bakteret ‘beneficiale’ janë miqtë tanë dhe trupi i njeriut përmban më shumë mikroorganizma të huaja sesa qeliza ADN fillojmë të largojmë pak më tepër frikën ndaj tyre dhe nisim ti vlerësojmë për atë që na ofrojnë. Jo gjithmonë sanitizim I tepruar është I mirë. Sa më I lartë të jetë diversiteti I baktereve të mira në trupin tonë aq më të shëndetshëm do të jemi.

Cilat probleme shëndetësore përmirësohen nga përdorimi i ushqimeve të fermentuara?

TË GJITHA! Të gjitha sëmundjet rrjedhin nga imuniteti i dëmtuar, integriteti i dobët i zorrëve dhe një mikrobiomë e dobët dhe me një mungesë larmishmërie. Ushqimi i fermentuar do të ndihmojë në shërimin, rritjen e forcës jetësore, uljen e inflamacionit dhe plotësimin e lëndëve ushqyese në pjesën më të madhe të sëmundjeve!

C’fare ndryshimi kane turshite e blera ne dyqan nga ato të përgatitura vetë?

Ushqimet e fermentuara në shtëpi përmbajnë një sasi shumë më të madhe të baktereve të dobishme sesa opsionet e blera në dyqane. Arsyeja për këtë është se dyqanet dhe kompanitë fokusohen tek shija dhe shpejtësia e prodhimit. Duke qenë se fermentimi që kërkon më tepër kohë fermetimi, mund të reduktojë vëllimin e ‘sheqerit’ dhe të minimizojë teksturën e këndshme, duke rezultuar në një produkt përfundimtar më të thartë dhe të butë, ndaj kjo mund të mos jetë strategjia më e mirë për një biznes të suksesshëm ushqimor.

A ka ndonjë specifikim se kush mund të përdorë  ushqimet e fermentuara?

Jo aspak! Është i sigurt për të moshuarit, fëmijët, njerëzit që marrin medikamente dhe për gratë shtatëzëna. Duhet të  siguroheni që të mos kaloni nga zero ushqime të fermentuara në 2 litra në ditë pasi kjo mund të mbi-stimulojë sistemin imunitar dhe të shkaktojë detoks serioz ose stres në trup. Dëgjoni trupin tuaj dhe gjithmonë filloni të prezantoni ushqime të reja ngadalë. Nga disa lugë deri në ½ filxhan apo më shumë, është një pikënisje e mire.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re