Institutet britanike që po punojnë për një vaksinë kundër coronavirusit, janësulmuar në mënyrë kibernetike nga Rusia dhe Irani.

Hakerët e lidhur me këto shtete, i sulmuan universitetet e Britanisë së Madhe në përpjekje për të vjedhur sekretin, shënjestër e tyre kanë qenë edhe shkencëtarë dhe mjekët që e studiojnë këtë virus.

Shefat spiunë në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike i kanë quajtur sulmet ‘plotësisht të dënueshme’ dhe konfirmuan se po punojnë gjatë tërë kohës, për të luftuar kërcnimin në internet.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur në të gjeturat e hulumtuesve britanikë, për të luftuar virusin, hakërët kanë provuar të hynë në e-mailat dhe serverët e universiteteve dhe qendrave shkencore.

“Duket se ata janë duke dashur që të vjedhin informacion, për formën se si ne do t’i kundërpërgjigjemi coronavirusit”, raporton Mail on Sunday, shqetësimet e udhëheqësve të universiteteve.

Mirëpo, duhet thënë se asnjë prejsulmeve të deritanishme nuk ka qenë aq serioz, sa të arrinte të vidhen të dhëna të rëndësishme, apo të shkaktonte pasoja serioze në teknologjinë që shfrytëzohet për hulumtime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re