Për të përgatitur çajin bimor të kanellës, vloni 2 shkopinj kanellë ose, përndryshe, derdhni pluhur kanelle në ujë të valë, lëreni të ftohet dhe filtrojeni para se ta pini.

Ju mund të shtoni lëngun e gjysmë limoni për të përmirësuar aromën dhe për të rritur përfitimet.

Djeg yndyrën

Disa komponime kanelle na ndihmojnë për të rritur djegien e dhjamit, veçanërisht atë të barkut. Caji bimor i kanellës ka një veprim termogjen, i cili përshpejton humbjen e peshës.

Rregullon sheqernat

Një përbërës që ndodhet në kanellë aktivizon receptorët e insulinës në qeliza, duke ndihmuar në uljen e luhatjeve të sheqerit në gjak me 30%. Eshte një pije e shkëlqyeshme për ata që vuajnë nga diabeti dhe gjithashtu përmirëson gjendjen shpirtërore dhe jep energji.

Heq inflamacionin

Polifenolet e kanellës mund të qetësojnë inflamacionin e qelizave, duke luftuar kundër efekteve të radikalëve të lirë. Për më tepër, mund të zvogëlojë rrezikun e vuajtjes nga sëmundjet e zemrës.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re