Nga Vlora ku zhvilloi një takim me banorët e Selenicës në lidhje me problematikën e rrugës, presidenti Ilir Meta foli dhe në lidhje mosbërjen publike të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me Pfizer në kuadër të ruajtjes së sekretit tregtar.

Meta u shpreh se transparenca forcon besimin dhe ndihmon në luftën ndaj pandemisë.

“Unë jam për transparencë totale se dhe kur pi një coca cola, duhet të kesh kohën kur është prodhuar, kohën kur skadon e kështu me radhë.

Transparenca ndihmon për forcimin e besimit të publikut sepse dhe kjo luftë, dhe kjo sfidë me pandeminë, në radhë të parë është çështje besimi dhe të gjithë institucionet duhet të bëjnë gjithcka dhe përmes transparëencës për të rritur besim e qytetarëve përmes transparencës maksimale”, tha Meta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re