Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nga Kuvendi ka bërë thirrje për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Belerit, ku theksoi se ky i fundit po mbahet peng politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Dule tha se vendi ynë po drejtohet nga një person dhe se institucionet nuk po zbatojnë ligjet, ku shtoi se sekti i ‘Rilindjes’ nuk njeh limite.

“Sekti në pushtet na surpizoi sërish, provoi se nuk njeh limite. Arrestimin e kandidati rival dhe më pas fituesin e zgjedhjeve, kush nuk shton pas urdhrave të pushtetit, dënohet e burgoset. Fredi Beleri është i burgosur politik është marrë peng nga Edi Rama. Fjalën e ka drejtësisë, por Beleri është arrestuar në arrestuar në flagrancë për dyshime, e cilësoj si pengmarrje, pasi iu drejtua personalisht dhe qytetarë se do e marrë personalisht. Ky vend nuk ka institucione, drejtohet nga 1 person. Fredi Beleri ti bashkohet komunitetit himarjot, pasi janë njerëz të lirë. Dua ti bëj të ditur qytetarëve se se bashku me Belerin është marrë peng dhe Pango Kaleshi.

Është një i ri që ka bërë transplant zemre, edhe pse kam njoftuar autoritet se i rrezikohet jeta vazhdojnë ta mbajë brenda. Më të vjetrit më kujtoi 1945, kur dhe kundër regjimit votuan kundër regjimit. Më tha “Të paktën këtë herë nuk ka pushkatime”. IKM ka marrë akte hakmarrëse, ndaj numëruesit që në zgjedhjet ku u shpall fitues Fredi Beleri. Ku po e çoni vendin zotërinj, që po zhytet drejt tiranisë”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re