Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin e djeshëm, ku një person u kap me 16 mijë euro të padeklaruara në furgon në portin e Vlorës. Gazetatari i ABC News, Elton Nika raportoi një ditë më parë se shuma e parave u gjetën në një furgon që kryente intenerarin Vlorë – Brindisi.

37 vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për të kryer veprimet e mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re