Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës dhe akuzave të opozitës.

 

Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se sekuestrimi i inceneratorit nga privati dhe kalimi në dorën e shtetit është i mirëpritur, ndërsa shton se do të vijojë punën për një Tiranë më të pastër.

 

Veliaj thotë se koha punon për Tiranën dhe Shqipërine Europiane, jo për kandilet e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes, duke iu referuar opozitës.

 

“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

 

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”, shkruan Veliaj.

 

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, me pronarë Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

 

Opozita e akuzon Veliajn si përgjegjësin kryesor të çështjes së inceneratorëve si dhe kanë kërkuar që ndaj kryebashkiakut të nisin hetimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re