Skip to content

Sekuestrimi i llogarive bankare dhe pallatit te Shallvaret/ Avokatët e Arben Ahmetajt ankimojnë vendimin e SPAK

Avokatët e Arben Ahmetajt kanë ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e SPAK.

 

Ankimimi është bërë për heqjen e sekuestrove të llogarive bankare dhe të pallatit te Shallvaret.

 

Kujtojmë se me urdhër të SPAK, Ahmetajt i janë sekuestruar edhe vilat në Hamallaj dhe Palasë, për të cilat ankimimi u rrëzua.

 

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, për tre akuza, korrupsion, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash për aferën e inceneratorëve.