Banorët e Komanit kanë bllokuar tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese nga policia e shtetit.

 

Të mërkurën policia filloi me zbatimin e planit të koduar “Lundrimi i sigurt”, ndërsa u sekuestruan në liqenin e Komanit disa mjete lundruese të cilat përdoreshin për transport turistësh, por dhe për lëvizjen e banorëve të Komanit në drejtim të banesave të tyre.

 

Pas këtij aksioni banorët e Komanit dhe drejtuesit e bizneseve në luginën e Shalës protestuan në hyrje të bashkisë së Vaut të Dejës dhe u takuan me kryetarin e bashkisë Kristjan Shkreli.

 

Banorët thonë se një aksion i tillë po dëmton turizmin në lumin e Shalës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re