Autoritetet shqiptare kanë sekuestruar sot në Portin e Durrësit një sasi të madhe parash. Sipas “Balkanweb” janë sekuestruar afërsisht 2 milionë euro.
Paratë ishin vendosur në pesë qese. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i kamionit nga Tirana.
Drejtuesi i kamionit kishte bërë disa rrugë nga Bari-Durrës, ndërsa ka dyshime se në këtë linjë bëhej trafiku i parave.
Po ashtu, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i marrë në pyetje për këtë ngjarje.
