Skip to content

Sekuestrimi i pronave të deputetit demokrat, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të deputetit Kasem Mahmutaj, pasi dyshohet se janë vendosur nga veprimtaria kriminale e vëllait të tij.

Hetimi pasuror ndaj familjes Mahmutaj, fillimisht nisi për Gazmend Mahmutajn, e më pas u shtri edhe për dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas SPAK rreth 25 pasuri, të cilat nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt me deputetin dhe vëllanë e tij me precedent penal. Pronat e konfiskuara konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe disa automjete.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të  konfiskoheshin. Deputetit të Partisë Demokratike, iu kofiskuan me vendim gjykate 2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të paluajtshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë