Sekuestrimi i një siperfaqe toke-truall prej 5512 metra katrore në zonën e Gjilekut, në rivieren e jugut, solli reagimin e Olta Xhaçkes, bashkëshorte e biznesmenit Artan Gaçi, pronar i kësaj toke.

 

Deputetja e mazhorancës përmes një statusi në rrjetet sociale sqaron se vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, është bërë për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994.

 

Xhacka shton se bashkëshorti I saj nuk ka marrë tokë nga shteti për investim privat sikurse është sulmuar politikisht nga ish-kryeministri Berisha, të cilin ajo e etiketon si një kusar me damkë dhe shpifës me nam.

 

Ish-ministrja e Jashtme kërkon nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion të bëjë punën e vet , e papenguar nga askush.

 

“Reagimi i plotë i Olta Xhackës”

 

Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral. Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë. SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!

 

Sekuestro preventive mbi truallin pranë Dhërmiut është vendosur nga SPAK për shkak të hetimeve që po kryhen për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re