-Gazetari Bledian Koka ka reaguar në lidhje me vendimin e SPAK, për sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. Në një postim në rrjetet sociale, Koka akuzon SPAK, se vepron për interesa të partisë në pushtet.

Sipas tij, SPAK heshti kur Ndroqi paditi kreun e Bashkisë së Tiranës dhe tashmë paditësi është kthyer në të paditur.

Postimi i plotë

Koincidencat SPAK-jane Kur Ylli Ndroqi padit Erion Veliaj per kercenime SPAK-u hesht, por ama kur gjyqi merr trajta serioze paditesi kthehet i paditur, ndersa i padituri fshihet me COVID ne rezidencen e tij multimilioneshe ne Kodra qe kerkojne Diell. A i shikon SPAK-u keto neomiliarderet qe nuk kane firmosur kurre nje bordero? p.s…dmth tani ska me as vend per gjykaten se kemi SPAK-un qe pret sipas interesave te RILINIDJES qe polli drejtesine e re sur measure…

Ditën e sotme,  SPAK ka sekuestruar pasurinë e Ylli Ndroqit,  pronarit të televizionit. SPAK njofton se ka dyshim se Ndroqi nën emrin Xhemal Pasmaçiu është arrestuar dy herë, në Turqi më 1998 dhe në Itali më 2015. GJKKO ka pranuar kërkesën, dhe pasuria e tij është vënë nën sekuestro pasi dyshohet se ka si burim aktivitetin e jashtëligjshëm të Ndroqit. Ndërkohë, vetë Ylli Ndroqi është shfaqur i qeshur pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re