Policia e shtetit ka goditur një grup kriminal nga Lezha si dhe ka sekuestruar pasuritë e  përfituara ne mënyrë te jashtëligjshme. Shuma e pronave arrin ne mbi 1.4 milion euro. Behet fjale për 7 ambiente biznesi, 4 apartamente banimi, 9 makina dhe një sipërfaqe e madhe toke.
 
Këto pasuri janë sekuestruar ne kuadër te operacionit “Forca e ligjit” nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë. Pronat i përkisnin Valentin Selajt dhe dy vëllezërve te tij, banues ne Lezhë. Dy prej tyre ishin te përfshirë ne trafikun e lendeve narkotike ne Evrope dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re