Policia italiane ka sekuestruar një kamion me  1.5 ton marijuanë në Brindisi. Mësohet se droga ishte transportuar me gomone nga Shqipëria dhe ishte depozituar në nje zonë pranë bregdetit.
 
Policia ka arrestuar nje shqiptar 37-vjeçar, që ishte caktuar për të bërë roje si dhe nje italian 40 vjeç, që drejtonte kamionin.
 
Automjeti i mbushur plot me kanabis kishte ngjallur dyshimet e forcave te policisë, te cilat e ndaluan ate pasi e ndoqën per pak kohe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re