Dhjetë mijë maska ​​filtri pëlhure janë sekuestruara në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza.

Mediat italiane bëjnë me dije se maskat janë sekuestuar pasi nuk kishin etiketën e origjinës, ndërsa raportohet ata po vinin nga Shqipëria.

Sipas hetuesve kjo mund të çojë në mashtrimin e konsumatorëve, edhe për cilësinë e tyre, ndërkohë që vlerja e tyre shkon rreth 10 mijë e 250 mijë euro nëse do të shiteshin në treg.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht.

Por në fakt ato dyshohet se vinin nga Shqipëria. Mashtrimi për origjinën e mallit shkaktoi konfiskimin administrativ”, njoftoi Policia italiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re