Policia ka sekuestruar 15 mijë euro të padeklaruara në pikët kufitare të Kapshticës. Paratë u gjetën të fshehura në çantën e një 54-vjeçareje, banuese në Durrës. Ndaj kësaj të fundit nis procedimi në gjendje të lirë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re