Policia e Durrësit sekuestroi këtë të martë, disa apartamente, nje sipërfaqe toke, si dhe disa dyqane të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Vlera e tyre arrin ne total ne 2 milionë euro. Sipas policisë janë sekuestruar  25 mijë metër katrore tokë arë, rreth 10 mijë metra pemëtore, 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese, si dhe 22 apartamente, në pronësi të një 46 vjecari banues në Durrës. Uniformat blu nuk e publikojnë emrin e personit, por bëjnë te ditur se ai ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për trafikimin e lëndëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re