Sekuestrohen 2 mina me telekomandë në Durrës, kush është personi i arrestuar (EMRI+DETAJE)

8c1229c8-8979-427d-a587-c079b23612c9.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një person është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kapën duke transportuar mina me telekomnadë.

Në prangat e policisë përfundoi 34-vjeçari Paulin Deda i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Terminali”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terminali”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur “Terminali i autobuzëve”, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 6000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë