Gjykata e Elbasanit vendosi sekuestro preventive për disa pasuri në pronësi të 46-vjeçarit Albert Topuzi, pasi dyshohet se kanë ardhur nga veprimtari kriminale.
Në total u sekuestruan: një vilë trekatëshe dhe një dykatëshe, tre apartamente, disa automjete, katër sipërfaqe ndërtimi si dhe një aktivitet tregtar.
Vlera e të gjithë aseteve, sipas policisë, shkon në rreth 3.5 milionë euro.
Vendimi u dha pas hetimeve të kryera nga organi i akuzës dhe policia, pasi 46-vjeçari Albert Topuzi, më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për “Shfrytëzim të Prostitucionit”.
Albert Topuzi