Policia Kufitare në Kapshticë ka sekuestruar 30 mijë dollarë kanadezë të padeklaruara. Paratë u gjetën tek një pasagjere në autobusin e linjës. Gjatë kontrollit të imtësishëm dollarët kanadezë u zbulua se ndodheshin në çantën e dorës së një 54-vjeçareje.

 

Ajo akuzohey për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re