Ditën e sotme në Rinas është arrestuar një 39-vjeçar i cili nuk deklaroi 30 mijë paund, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 27-vjeçare iraniane, e cila qarkullonte me pasaportë të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një 27-vjeçare iraniane që qarkullonte me pasaportë të falsifikuar.

Porcedohet penalisht një 39-vjeçar nga Tirana, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 30000 paund.

Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N., 27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze.

Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Po në vijim të kontrolleve intensive, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Rinas

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një 27-vjeçare…

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, October 10, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re