Pas një pauze, operacioni “Forca e Ligjit” rikthehet të godasë grupet kriminale.

Këtë herë, siç bëjnë me dije policia e Lezhës, janë sekuestruar rreth 5.2 mln euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, bën me dije policia.

Pas kësaj, Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.

Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milionë Euro dhe 7 apartamente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re