Skip to content

Sekuestrohen 60.8 kg kanabis, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej  60.8 kg kanabis dhe ka vënë në pranga një 44-vjeçar.

 

”Street” çoi në pranga shtetasin A.Nguli, nga Librazhdi, banues në Sarandë.

 

Sipas policisë arrestimi i tij u realizua në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, Sarandë, u kap në flagrancë duke udhëtuar me mjetin tip ”KIA”, në të cilin po transportonte 60.8 kg lëndë narkotike kanabisi.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.