Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, nën akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive.

 

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Fatjon Kola, nga fshati Pezë e Madhe. Nën cilësinë e provës material policia i ka gjetur në banesë 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol rreth 500 gram, që shërben për përgatitjen e minave  me telekomandë, si  dhe një granatë mësymëse.

 

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re