Skip to content

Sekuestrohen armë, drogë e municione në Fier

Operacioni “Forca e Ligjit”  ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie droge por edhe armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera.

 

FNSH dhe policia e Fierit  kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

 

Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe për “Vjedhje”.

 

Si rezultat i kontrrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri  shtetasi Aleksandër Hoxhaj, 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasportave apo vizave”.

 

Sapo ka parë policinë të hyj në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por policia arriti ta arrestoje ne flagrance.

 

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën:

 

15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg

 

3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi.

 

Sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve: 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë etj.

 

Sende që dyshohen se i ka vjedhur: 3 kompjutera lap-top dhe 1 kasafortë metalike.

 

34 fishekë pistolete dhe automatiku.