Katër persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një është shpallur në kërkim, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Arrestimet janë bërë në sajë të kontrolleve të ushtruara për zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit të ambienteve dhe banesave ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Sipas policisë të arrestuarit në këto operacione janë, Arion Lleshi, 22 vjeç, të cilit ju gjeten në makinë iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjensisë Kombëtare të kontrollit të barnave, si dhe u shpall në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit L. Ll., (administrator i një subjekti farmaceutik).
Ndërsa dy shtetas të tjerë Klajdi Pillati, 23 vjeç dhe Igli Keçi, 19 vjeç kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike i dy shtetasve të mëposhtëm.
Gjithashtu dy persona të tjerë të arrestuar nga ky operacion policor janë, Ahmet Mashollari, 50 vjeç dhe Mario Shalari, 25 vjeç mbi të cilët rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, i shtetasit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë zjarri “Pushkë”, disa fishekë, 40 medikamente të ndryshme mjekësore, automjet e aparat celular, ndërkohë janë verifikuar dhe kontrolluar 22 mjete dhe 79 persona.
