Skip to content

Sekuestrohen çadra e shezlongë në plazhin e Semanit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia vijon punen për lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Së fundmi u konstatua një rast të zënies së hapësirës publike në plazhin e Semanit.

Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 24 çadra dhe 53 shezlongë.

Uniformat blu proceduan penalisht shtetasin Z. S., 54 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë