Policia në Shkodër zbuloi një punishte artizanale të prodhimit të fishekzjarreve të fuqishme.

 

Minifabrika e paligjshme ishte ngritur në një banesë ndërsa uniformat blu proceduan penalisht pronarin dhe nje tjetër shtetas.

 

Gjatë kontrollit u gjeten edhe 85 kg saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armëve të gjuetisë.

 

Dyshohet se lëndët piroteknike hidheshin per shitje në treg te zi dhe me pas shpërndaheshin në gjithë vendin.

 

Sipas burimeve nga policia po ashtu dyshohet se mjete te prodhuara në këtë punishte janë përdorur edhe gjatë protestave të opozitës gjatë muajve të fundit ku dhjetra efektive dhe qytetare kanë mbetur të lënduar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re