Policia e Lezhës sekuestroi 2 mina me telekomandë, u arrestua 36 vjecari Fatjon Llanaj nga Tirana. Ai u kap flagrancë afër mbikalimit të Patokut, teksa drejtonte një motor tip Piaggo pa targë. I arrestuari nga forcat e rendit, Fatjon Llanaj akuzohet për veprat “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
