Një sasi mallrash ushqimore të padeklaruara janë sekuestruar nga dogana e Durrësit.

Sipas njoftimit mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi(fason), ishin të padeklaruara. Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve.

Njoftimi i plotë:
Durrës, sekuestrohen mallra ushqimore të padeklaruara, detyrimi i munguar doganor 700 mijë lekë
Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.

Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi (fason), ishin të padeklaruara.
Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re