Skip to content

Sekuestrohen para në kufi/ Muriqan, i riu nga Shkodra nuk deklaroi 14900 euro 

Shërbimet e Policisë Kufitare në doganën e Muriqanit në Shkodër sekuestruan sot një sasi parash të padeklaruara.

 

 

 

Agjentët kanë kaluar në vijën e dytë, për një kontroll më të imtësishëm, një automjet tip “Range Rover”, që drejtohej nga një 34 vjeçar nga Shkodra.

 

 

 

Atij i janë gjetur të fshehura një sasi prej 14900 eurosh, të cilat nuk i kishte treguar gjatë kalimit në territorin shqiptar.