Ervis Martinajt dhe të afërmve të tij i janë sekuestruar 34 pasuri me urdhër të gjykatës së posaçme.

 

 

Ky vendim erdhi pas operacionit “Golden Bullet” në maj të vitit të kaluar, kur Martinaj u shpall në kërkim si person, i cili ka porositur disa vrasje. Aksioni është përqendruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara.

 

 

Mes këtyre pasurive të vendosura nën sekuestro janë edhe kazino, shoqëri telekomunikacioni, toka arë dhe truall, automjete dhe llogari bankare.

 

 

Ervis Martinaj është ndër personat më të kërkuar në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Po ashtu ai po kërkohet nga Gjykata e Kurbinit, pas zhdukjes së tij në rrethana misterioze 6 muaj më parë.

 

 

Besohet se Martinaj është rrëmbyer nga një grup kriminal dhe është ekzekutuar, por për këtë çështje nuk ka ende prova të besueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re