Skip to content

Sekuestrohen pronat e Pinochet-it: vlera, 1.6 milionë dollarë

Gjykata e Lartë e Kilit ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të ish-diktatorit August Pinochet me vlerë 1.6 milionë dollarë.

Gjykata gjithashtu dënoi tre ish-zyrtarë ushtarakë për shpërdorimin e fondeve publike, një rast që përfshin dhe vetë të ndjerin Pinochet.

Komiteti i senatit amerikan, i cili hetoi pastrimin e parave në Riggs Bank në Uashington, zbuloi thesarin e fshehur të Pinochet-it në vitin 2004.

Llogaritë e tjera bankare të tij u zbuluan më vonë në Evropë dhe Karaibe.

Pinochet vdiq në burg në shtëpi në vitin 2006.

Sa ishte gjallë, nuk arrit që të gjykohet për akuza në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut apo pasurim të paligjshëm.