Skip to content

Sekuestrohen tableta droge me vlerë 7 milion euro në Igumenicë, pranga bullgarit

DROGA

Policia greke ka sekuestruar tableta me vlerë 7 milion euro të fshehura në një automjet tip ”BMË”, dhe ka arrestuar transportuesin e drogës, një 31 vjeçar bullgar.

 

Sipas mediave greke  31 vjeçari bullgar kishte arritur të transportonte tabletat e drogës nga Turqia drejt Greqisë me anë të lidhjeve me persona grekë të cilët janë në kërkim nga autoritetet vendase.

 

Ndërkohë sasia e drogës e gjetur në këtë aksion ishte 369,545 tableta dhe dyshohet se ngarkesa do të transportohej me anije, nëpërmjet portit të Igumenicës drejt Italisë.