Policia kufitare e  Kapshticës ka sekuestruar  rreth 15 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në një mjet që udhëtonte nga Kapshtica në drejtim të Greqisë.

 

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit Sotiraq Çipi, 60 vjeç. Droga u gjet e fshehur në dy prej gomave të mjetit,gjatë kontrollit të policisë në vijën e dytë.

 

Lënda narkotike ishte e ndarë në 16 pako të cilat ishin mbështjellë me letër natriban.

 

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa bëhet e ditur se lênda narkotike kishte si destinacion Greqine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re