Një llogari bankare me vlerë 30 mijë euro është sekuestruar pasi dyshohet se është vendosur nga veprimtari kriminale.

Policia e Fierit thotë se llogaria bankare është në emër të shtetasit Armando Bregasi, i cili aktualisht ndodhet në burg në Greqi, me akuzën e “trafikimit të narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.

“Në kuadër të një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Fier, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në zbatim të vendimit të kësaj prokurorie, ka vendosur sekuestro preventive mbi një llogari bankare me shumën 30 000 euro, në emër të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Fier”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi i policise

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “The end”.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka ekzekutuar vendimin e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive mbi një llogari bankare me 30 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të kryera nga një 30-vjeçar.

30-vjeçari, i arrestuar në Greqi, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.

Në kuadër të një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Fier, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në zbatim të vendimit të kësaj prokurorie, ka vendosur sekuestro preventive mbi një llogari bankare me shumën 30 000 euro, në emër të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Fier.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re