Një makinë që dyshohet se do përdorej për ngjarje kriminale është sekuestruar nga policia e Elbasanit.

Në njoftimin e policisë, thuhet se mjeti ishte i parkuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese, ndërsa brenda saj u gjetën disa sende të kundraligjshme.

Ky automjet tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, shtetasi B. R.

“Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një automjet i parkuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” mund t’i shërbente ngjarjeve kriminale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan shkuan në zonë, për të kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe më tej ato hetimore.

Shërbimet e Policisë kryen kontrollet në brendësi të automjetit, ku nuk u gjetën sende të kundërligjshme, por nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky automjet tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, shtetasi B. R.”,thote policia.

Nderkohe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët e vjedhjes si dhe për të provuar ligjërisht qëllimin e përdorimit të këtij automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re