Prokuroria sekuestroi sot pasurinë e vëllezërve Habilajve në Vlorë. Pjesë e bllokimit janë njësi shërbimi, dyqane dhe apartamente me sipërfaqe të ndryshme. Në total janë 3 banesa, të cilat ndodhen në zonat më të shtrenjta te qytetit bregdetar. Një apartament dhe njësi shërbimi e banimi, me sipërfaqe 156 m2 është në pronësi të Artan Habilaj, një tjetër banese e madhe është në emër te Florian Habilaj, ndërsa shtëpia e trete është prone e një të afërmi të Habiljave.
 
Sipas policisë, sekuestrimi edhi pas bashkëpunimit me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave, si dhe Prokurorisë Vlorë. Blutë bëjnë me dije se këto pasuri janë përfituar nga te ardhurat e aktivitetit kriminal. Hetimet nisën pas procedimit penal ndaj Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona të dyshuar për ”pastrim te produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re