Autoritetet në Elbasan kanë sekuestruar një pasuri me vlerë rreth 550 mijë euro. Pasuria u sekuestrua në kuadër të operacionit të koduar “Real estate” dhe dyshohet se vjen nga veprimtari kriminale të dy personave, të cilët janë dënuar njëri në Itali, tjetri në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.        

Pasuritë e sekuestruara të shtetasve A.K dhe U.K janë vila, dyqane, restorante, hotele si dhe një makinë “Lamborghini”

“Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë sekuestrimi i 2 pasurive të shtetasit A. K., të regjistruara në emër të tij dhe të të afërmve, konkretisht: 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik, dhe 1 automjet “Lamborghini”. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi A. K., i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”; 

Po në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate u bë sekuestrimi i pasurisë së shtetasit U. K., 34 vjeç, banues në Elbasan, konkretisht i një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi U. K., i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion””, thote policia.

Njoftimi i plote:

DVP Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Real estate”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 550 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve, të cilët janë dënuar njëri në Itali, tjetri në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në kuadër të një procedimi penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Prokurorisë së Elbasanit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real estate”, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale, konkretisht:

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë sekuestrimi i 2 pasurive të shtetasit A. K., të regjistruara në emër të tij dhe të të afërmve, konkretisht: 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik, dhe 1 automjet “Lamborghini”. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi A. K., i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

Po në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate u bë sekuestrimi i pasurisë së shtetasit U. K., 34 vjeç, banues në Elbasan, konkretisht i një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi U. K., i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Prokurorise: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë e shtetasit U.K. nën akuzë për Veprat Penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe ‘Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga nenet 114 dhe 287 të Kodit Penal.

Me kërkesë të prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr. 977 të vitit 2023, gjykata vendosi sekuestrimin e një apartamenti në pallatin 583/4 Sh.1, kati 9 Ap.19 me sip.105 m2 me nr.pasurie 5/287+1-19, në Lagjen e Re.

Në të njëjtën kohë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Pergjithshëm Elbasan sekuestroi edhe pasuritë e shtetasit A.K., konkretisht një objekt dy-katësh, bar, restorant dhe hotel në Cërrik në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2020 si dhe një automjet ‘Lamborgini’.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi, i dënuar më parë në Belgjikë për Veprën Penale ‘Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion’.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re