Skip to content

Sekuestrohet rreth 5000mijë metër tokë truall në Sarandë/ Arrestohet babai i Klodian Omerit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Prokuroria ka vendosur sekuestro për rreth 5000 mijë metër katrorë tokë truall në Ksamil.

 

Është vendosur në pranga Skënder Omeri, babai i Klodian Omerit, një personazh i njohur për Policinë e Shtetit.

 

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se ky shtetat ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të truallit.

 

Falsifikim i pronave në Ksamil, Prokuroria sekuestron4950m2 tokë truall, arrestohet shtetasi S.O.

Ditën e sotme, më datë 22.09.2022, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, është arrestuar shtetasi me iniciale S. O., i dyshuar për veprën penale parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime se ky shtetas ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë.Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzes ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë