Autoritetet doganore në Hamburg dhe Antwerp kanë kapur një sasi rekord prej më shumë se 23 tonësh kokainë. Ngarkesa kishte si destinacion Holandën, njoftuan të mërkurën prokurorët vendas.

Të dyja ngarkesat së bashku kanë një vlerë prej 600 milionë euro, sipas prokurorëve ndërsa ky është sekuestrimi më i madh i kokainës me destinacion Holandën që ka ndodhur deri më tani.

Prokurorët thanë se një 28-vjeçar holandez është arrestuar të mërkurën, ndërsa shtojnë se ishte regjistruar si pritësi i kontejnerëve në të cilët u gjet droga.

Në Hamburg të Gjermanisë, 16,17 tonë kokainë u gjetën në mbi 1,700 kanoçe me mbushës muri që mbërritën në një anije kontejnerësh nga Paraguai.

Në portin belg të Antwerpit rreth 7.2 tonë drogë u gjet e fshehur në një enë të mbushur me blloqe druri të cilat ishin transportuar nga Panamaja.

Kurse, të martën, oficerët doganorë holandezë njoftuan transportin më të madh të heroinës të gjetur ndonjëherë në një bust në Holandë ndërsa më shumë se 1,500 kg heroinë u zbuluan në portin e Roterdamit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re