Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë seancës së posaçme për Interpelancën për Kosovën, zgjodhi ti përgjigjej deklaratës së Berishës, ndërsa fliste për marrëdhëniet e shqiptarëve.

“Unë nuk besoj se këtu në këtë sallë ka tradhëtar. Madje dhe vetë Saliu që për shumëkënd është delenxhiu i shqipes, për mua nuk është i tillë. Ai thjeshtë ka dashur më shumë pushtetin se sa atdheun. Zgjidhte partinë para atdheut dhe Nokën para Flamurit.”, tha Spiropali, ndërsa fliste për çështjen Kosovë-Serbi dhe investimin e qeverisë shqiptare në këtë çështje.

Në fjalën e saj, ministrja u kujdes të theksonte se “nuk ka qenë ndonjëherë më e plotë dhe më e zëshme shqiptaria në dy anët e Drinit”.

“Shqiptaria është me duar të zgjidhur sot dhe me sytë nga e ardhmja. Sot Shqipëria ulet me dinjitet aty ku para disa ditësh do të ishte e paimagjinueshme të afroheshim.”, shtoi ajo.

 

“Ne shqiptarët kemi paguar me gjak e sakrificë ardhjen e këtij momenti.

Selam Sali se dhe për ty e kam.

Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë më e plotë dhe më e zëshme shqiptaria në dy anët e Drinit. Shqiptaria është me duar të zgjidhur sot dhe me sytë nga e ardhmja. Sot Shqipëria ulet me dinjitet aty ku para disa ditësh od të ishte e paimagjinueshme të afroheshim.

Sytë janë tek problemet tona dhe diferencat mes nesh. Jemi shumë pak për tu ndarë si në luftë me njëri -tjetrin. Jemi shumë vonë për të kuptuar që ndeshja e ideve që nxit sistemin nuk ka të bëjë me luftën bajate që e ka gojën për llogore dhe gjuhën për municion luftarak.

Në këtë sallë është konsumuar shumë retorikë, herë shterpë, e herë pa fjalë dhe shije. Këtu është derdhur më shumë helm se sa ka ujë Drini në pranverë. Nuk besoj se në botën e sotme ka heronj të gjallë, pasi të gjallët kanë kohë të gabojnë. Nuk besoj se në vend ka tradhtar.

Unë nuk besoj se këtu në këtë sallë ka tradhëtar. Madje dhe vetë Saliu që për shumëkënd është delenxhiu i shqipes, për mua nuk është i tillë. Ai thjeshtë ka dashur më shumë pushtetin se sa atdheun. Zgjidhte partinë para atdheut dhe Nokën para Flamurit.”, tha ministrja, nga foltorja e Kuvendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re