Moderatorja e “Procesi Sportiv”, Ilda Bejleri ka vendosur të bëjë një tjetër reagim, pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme, se ajo ishte fajtore për aksidentimin e një 64-vjeçareje në rrugët e Tiranës.

Ilda Bejleri ka vendosur të bëjë një tjetër reagim, pa kaluar shumë kohë nga ngjarja, duke sqaruar me detaje, se si kishte qenë situata.

“O mer-diat shqiptare! Për fatin të mirë timin, kamerat janë hapur në polici dhe është vërtetyar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër, për të kaluar rrugën, edhe pse semafori jeshil ishte hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohi videon në polici.

Unë pyeta për zonjën në momentin e parë, por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër, nuk ndjeva diçka që kisha bërë për t’u ndjerë fajtore.

Të gjitha makinat e tjera u larguan, por unë qëndrova pak. Por, nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjsi për njerëzit që rrëzohen në rrugë.

Zonja për fat të mirë është me shëndet të mirë. Flini të qetë o njerëz!”- shkruan Ilda Bejleri në rrjete sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re