U bë e ditur se Mbreti Charles po ndihet mirë dhe po punon intensivisht për trajtimin dhe se do të ulë ndjeshëm detyrat shtetërore dhe angazhimin publik në mënyrë që të fokusohet në shërimin e tij në paqe.

Në përgjithësi, të krijohet përshtypja se parashikimet janë premtuese, dhe për këtë kontribuon fakti që Charles herë pas here shfaqet në publik. Për më tepër, ai dhe gruaja e tij Camilla do të marrin pjesë në shërbimin tradicional të Pashkëve në Windsor, ndryshe nga William dhe Kate Middleton.

“Pjesëmarrja e planifikuar e mbretit në shërbim është një shenjë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha një burim nga pallati për The Telegraph.

Nga ana tjetër po vijnë informacione kontradiktore. Buckingham Palace i ka fshehur detajet e diagnozës, duke përfshirë llojin e kancerit që ka Mbreti Charles, por burime konfidenciale i kanë zbuluar US In Touch se është kancer pankreatik dhe se atij thuhet se i kanë mbetur vetëm dy vjet jetë!

Prandaj, ndoshta, mediat raportojnë se Charles do të ulet “i izoluar nga pjesa tjetër e familjes” në shërbim për shkak të frikës për shëndetin e tij.

Diagnoza e monarkut britanik është një sekret i hapur mes stafit mbretëror, shkruan In Touch.

“Shumë oborrtarë besojnë se kanceri i Charles është më i keq se sa po i paraqitet publikut. Edhe para diagnozës, kishte shqetësime për shëndetin e tij,” i tha revistës një burim i vlerësuar i pallatit.

“Charles shfaqet në disa raste në publik, jo vetëm për të ndaluar teoritë e çmendura të konspiracionit dhe raportet e rreme të vdekjes së tij, por edhe për t’u treguar njerëzve se ai ende mund të kryejë detyrat e tij si mbret”, përfundoi burimi, duke shtuar se ky 75-vjeçar i bindet udhëzimeve të mjekut dhe është i gatshëm të provojë çdo trajtim mjekësor në mënyrë që të zgjasë jetën e tij për të paktën disa vjet. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re